Eksploziv makinës: Dosjet që hetoi Albert Kuliçi me firmën e tij u sekuestruan 4 mln euro

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dosjet e pronave që ka hetuar ndër vite janë pista kryesore për atentatin paralajmërues ndaj prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi, që njëherësh është në krye të task forcës kundër krimit ekonomik.

Prokurori Kuliçi ka pasur në dorë disa prej çështjeve më të bujshme të abuzimit dhe tjetërsimit të pronave në qytetin bregdetar, për disa prej të cilave ka çuar njerëz pas hekurave, ndërsa të tjera i ka ende në proces hetimi.

Ai ka pasur nën hetim zyrtarë të hipotekës, administratës lokale dhe bizmesmenë të dyshuar si të përfshirë në skemën gjigande të tjetërsimit të mijëra metrave katror tokë në Karaburun, Rradhimë dhe zonën e Zvërnecit.

Ndërsa vetëm muajt e fundit, me firmën e Kuliçit janë sekuestruar mbi 4 milion euro pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Ndërsa më herët, Albert Kuliçi ishte prokurori që kërkoi dënimin e ish kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika për shpërdorim detyrë për ndërtimin e një pallati 11 katësh në qytetin bregdetar.

Për shkak të kësaj pune, grupi i posacëm hetimor që po ndjek hetimet ka krijuar bindjen se atentati paralajmërues ka si motiv detyrën si prokuror.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/eksploziv-makines-dosjet-qe-hetoi-albert-kulici-me-firmen-e-tij-u-sekuestruan-4-mln-euro

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended