Ora News - Dhëndri nuk bind me "mangallin", familja e nuses kërkon shkaqet e vdekjes së vajzës

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Mbusha një mangall me dru, e çova te dhoma dhe vajtëm e u shtrimë me nusen. Pastaj nuk mbaj mend asgjë fare. Më ka mbetur peng në zemër."

Por rrëfimi i Olsi Hajdarit nuk i ka bindur familjarët e bashkëshortes 19- vjeçare që ndërroi jetë pas helmimit të mistershëm të çifit të sapomartuar në Xhyrë të Librazhdit.

"E çova nuse, pas 5 ditësh më kthehet e vdekur. Dua të di çfarë i bënë gocës ata, nga i erdhi?"

27-vjeçari rrëzon me këtë dëshmi raportimet për një akt vetëflijimi, por jo dyshimin e prindërve të viktimës se vajzën ua vranë vetëm një javë pasi e nxorën nuse.

"Dyshimet herën e parë dolën ndryshe, tani doli mangalli."

Familja e 19-vjeçares ka pasur një kontakt telefonik me ish-dhëndrin, por për shkak të dyshimeve se i kanë prerë në besë nuk i lejojnë tu shkojnë në shtëpi pa u zbardhur e vërteta e vdekjes.

"Dua ta di çfarë pati motra ime. Nuk është e vërtetë që "mangalli" me prush ja mori jetën motrës sime, do t'ia kishte marrë dhe atij jetën. Të dy bashkë në një dhomë ishin."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pese-dite-nuse-familjaret-e-rezartes-kerkojne-te-zbardhet-shkaku-i-vdekjes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended