PD për konfliktin në mitingun e Korçës - (27 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Konfrontimi i djeshëm me policinë e njerëzve që shoqëronin kryetarin Sali Berisha për takimin në Korçë, ka shkaktuar reagimin e PD. Në një konferencë për shtyp drejtuesit e saj kanë deklaruar se policë të shumtë kanë ushtruar dhunë mbi pjesmarrësit e mitingut në Bilisht. Sipas tyre edhe ne disa postoblloqe që janë ngritur në hyrje të Korçës janë keqtrajtuar njerëzit që shoqëronin kryetarin e PD. Sipas PD janë ndaluar dhe rrahur rreth 40 vetë ndër ta edhe kryetari i degës së Korçës.

Ndërsa sipas versionit të policisë konflikti ka nisur pasi është kërkuar që makina që shoqëronin Berishën dhe që nuk ishin të eskortës së tij të largoheshin pasi po bllokonin trafikun. Po sipas policisë në këtë moment militantët kanë dalë nga makina dhe kanë kërcënuar policët. Krerët e policisë së Korçës deklarojnë se nuk kanë ushtruar dhunë tek asnjë militantë.

Ndërkohë derjtuesit e PD në konferencën për shtyp thanë që qeveria po bëhet vazhdimisht shkaktare për prishjen e dialogur dhe ngjarja e djeshme është një dëshmi për këtë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended