Report TV -Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ishte sot në kampin e Vorës

  • 4 years ago
VORE- Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ishte sot në kampin e Vorës ku vizitoi çadrat ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Di Maio u shpreh se pas përfundimit të vlerësimit të dëmeve, qeveria italiane do të ndihmojë edhe në procesin e rindërtimit. Ministri i Jashtëm italian deklaroi se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, dhe do vijojë ta mbështesë edhe ndaj atyre vendeve që janë kundër zgjerimit të BE.

Recommended