Ndahet e Djathta e Bashkuar, Mediu, Rroqi - (23 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ndahet e Djathta e Bashkuar Shqiptare. Partia Republikane kërkon divorcin nga partitë e tjera derisa ato të krijojnë strukturat e vërteta funksionale kryesisht për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas kryerepublikanit Mediu, PR mund të paraqitet edhe në emër të së Djathtës së Bashkuar në zgjedhjet lokale pasi ka të gjitha dokumentat zyrtare për përfaqësimin e këtij grupimi.

Fatmir Mediu:- ?Unë nuk mendoj që aleancat bëhen nëpër kafenetë e Tiranës por bëhen në marrdhënie me të gjithë strukturën organizative të përshtatur me atë elektorale. Partia Republikane ka marrë këtë qëndrim brenda të Djathtës së Bashkuar që ka pasur një bashkëpunim politik me këtë të djathtë, por them që tratativat për të dalë në mënyrë të veçantë nuk kanë për të ecur sepse prezantimin formal të së Djathtës së bashkuar në të gjitha institucionet e ka PR. Ajo që i kemi kërkuar ne kolegëve të së Djathtës së Bashkuar Shqiptare është të kthehen në formacione reale politike, të ndërtojnë të gjitha strukturat e tyre elektorale, në mënyrë që bashkëpunimi të jetë real?.

Nuk merem me narcistë që ju pëlqen vetja kur shihen në pasqyrë. Ka qenë ky reagimi i menjëhershëm i Shpëtim Rroqit, kryetarit të Partisë së Ballit Kombëtar. Sipas tij DBSH do të vazhdoj rrugën e gjatë dhe të vështirë edhe pa PR.

Shpëtim Rroqi:- ?E Djathta e Bashkuar është ajo që sot formulon mendimin më të pastër në politikën shqiptare, jashtë interesave mediokre, narcizist që shikojnë veten në pasqyrë dhe kënaqen me bukurinë. PR përfaqëson vetëm veten. E Djathta e Bashkuar ka një kryetar që quhet Abaz Ermenji?.

Ndërkohë republikanët duke u ndarë nga aleatët e tyre të së Djathtës së Bashkuar hedhin idenë e krijimit të një konfiguracioni të ri të grupimit opozitës shqiptare./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended