Thyhen kolonat e vilës 4-katëshe në Spitallë, ende asnjë grup inspektimi! Pronari: Më mashtruan

  • 4 years ago
DURRËS - I janë dashur 13 vjet për ta ndërtuar, po vila e familjes Xhurxhi në Spitallë të Durrësit ka pësuar dëme të mëdha nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, dhe rrezikon të shembet. Për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, kryefamiljari Ahmet Xhurxhi tregon se e ka ndërtuar gjithçka vet, pasi edhe në Greqi punon në ndërtim, por ka dyshime se mund të kenë abuzuar pa dijeninë e tij me cilësinë e çimentos, hekuri dhe inerteve që janë përdorur.

Ai tha se i disponon faturat e blerjes së mallarave, ndërsa apelon që shteti të shkojë për të bërë verifikimin e vilës. Bashkëshortja e tij, Shame Xhurxhi thotë se vila është e rrezikshme dhe nëse bie rrezikon një shtëpi pas saj, dhe shkollën që ndodhet përbri.

Recommended