Ora News - Ardian Dvorani konfirmohet si kryetar i KED, goglat zgjedhin anëtarët e rinj

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Nën vëzhgimin e të ngarkuarës me punë të SHBA, Leyla Moses Ones, ambasadorëve të tjerë, kreut të KLP-së dhe vetë Presidentit të vendit Ilir Meta u zgjodhën përmes shortit anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020.

Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese ishin të parat që dolën nga goglat e përzgjedhura.

Ndërsa Ardian Dvorani si kandidat i vetëm nga Gjykata e Lartë u zgjodh automatikisht anëtar dhe kryetar i këtij institucioni.

Nga Prokuroria e Përgjithshme anëtare u zgjodh kryprokurorja e përkohshme Arta Marku, Miranda Andoni dhe Saida Dollani nga Gjykatat e Apelit, nga Prokuroritë e Apelit Ludovik Dodaj dhe Fatjona Memçaj, ndërsa anetari i fundit që u zgjodh ishte Arjan Qafa nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative.

Po me short u zgjodhën edhe anëtarët zëvendësues nga këto institucione për në KED me përjashtim të Gjykatës së Lartë që ka vetëm një anëtar, që është Ardian Dvorani.

Ndër anëatrët zëvendësues u përzgjodh edhe Marsida Xhaferllari. Pas hedhjes së shortit Presidenti Ilir Meta u shpreh se procesi ishte transparent duke kërkuar që po kështu të jetë edhe veprimtaria e KED-së për vitin e ardhshëm.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-hedh-ne-1200-shortin-zgjedhjen-e-keshillit-te-emerimeve-ne-drejtesi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended