Wake Up/ "Klement Çupi nën rrënoja foli në telefon me të fejuarën në Angli", rrëfen xhaxhai

  • 4 years ago
Mëngjesin e sotëm në ?Wake Up? ishte i ftuar, Hamza Çupi i cili në tërmetin e 26 nëntorit, humbi nën rrënoja vëllain e tij Hajredinin, bashkëshorten e vëllait, Lutfien dhe nipin që kishte ardhur nga Anglia, Klement Çupin. Menjëherë pas tërmetit të fuqishëm ai është nisur nga Vora, aty ku jeton, për në Thumanë pasi vëllai i tij nuk përgjigjej në telefon. Ka qenë i pari që ka mbërritur në vendngjarje, ku ka parë pallatin krejtësisht të shembur. Për pak minuta më pas kanë mbërritur dhe zjarrfikëset. Ai theksoi se ishte një situatë shumë e vështirë kur mësoi që vëllai i tij dhe nusja e vëllait kishin ndërruar jetë, ndërsa dy nipat e tij për fat të mirë ishin ende gjallë dhe po bëhej çmos për t?i nxjerrë nga rrënojat. Për disa orë është komunikuar me Klementin duke i kërkuar që të bëjë durim, pasi do të nxirrej shpejt nga aty. Mirëpo Klementit i kishte rënë betoni mbi këmbë dhe kishte humbur shumë gjak, duke bërë që mos të shpëtonte dot. Përgjatë kësaj kohe ai ka kërkuar të flasë me të fejuarën e tij në Angli, Liridona duke i dhënë kështu lamtumirën e fundit. Përgjatë operacionit të kërkim ? shpëtimit Klementi ka kërkuar ujë dhe cigare dhe më pas ka mbyllur sytë?Xhaxhai i tij, Hamzai theksoi se dhe në Angli, vendin ku jetonte Klementi është mbajtur një ceremoni përkujtimore për ndarjen e tij nga jeta.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel