Tajvan/ Tërmeti që shkaktoi 117 të vdekur dhe qindra të plagosur, nën pranga ndërtuesit e banesave

  • 4 years ago
6 shkurtin e vitit 2016, një tërmet i fuqishëm, i magnitudës 6.4 goditi Tajvanin. Kjo ishte lëkundje më e fuqishme që regjistrohej në këtë territor që prej vitit 1999; ajo shkaktoi 117 të vdekur e 550 të plagosur.

Tre ditë pas sizmës së madhe, autoritetet tajvaneze i hodhën prangat dy arkitektëve dhe ndërtuesit të kompleksi apartamentesh, I cili u dëmtua rëndë nga lëkundjet e forta të tokës, duke shënuar vetëm aty, me dhjetëra viktima. Arrestimet u bënë me argumentin e neglizhencës profesionale, që çoi në humbje jetësh dhe lëndime. Kulla 17 katëshe Golden Dragon, e ndërtuar nga kompania Ëei-guan u shemb duke zënë njerëzit brenda.

Hetuesit zbuluan atëherë, nga sa shkruante Wall Street Journal, në ndërtimin e strukturës ishte përdorur vetëm gjysma e numrit të kolonave të parashikuara në projekt, çka minonte ndjeshëm aftësinë e godinës për t`i bërë ballë tërmeteve të forta. Edhe pse pati edhe ndërtesa të tjera të dëmtuara në atë kohë, kulla Golden Dragon ishte e vetmja që u rrëzua plotësisht.

?Sistemi strukturor i godinës ishte shumë i dobët?, tha asokohe për Reuters Sheen Mau-song, anëtar i Shoqatës vendase të Inxhinierëve.

?Kishte pak kolona mbajtëse, ato ishin shumë të shpërndara, dhe materialet e përdorura për ndërtimin nuk ishin shumë cilësore?, qe shprehur ai.

Prokurorët dhe zyrtarët vendor nisën të hetojnë edhe praktikat e biznesit të ndërtuesit Lin Ming-hui, duke zbuluar në fund se ai e kishte kthyer në rutinë ndryshimin e emrit, dhe hapjen apo mbylljen e kompanive, çka dëshmonte qartë përpjekjet për të mbuluar veprimet abuzive.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended