Ora News - Shefi i zjarrfikëses së Vlorës rrëfen momentin e shpëtimit të dy njerëzve

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shefi zjarrfikëses së Vlorës, Luan Kapaj rrëfeu momente nga operacioni i shpëtimit të banorëve të mbetur nën rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës.

Ai tha se shpëtoi dy jetë njerëzish, një burrë dhe një grua.

Ndërsa shtoi se do rrezikojë jetën e tij për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Luan Kapaj: ?Popullit tim do ti shërbej në çdo moment të vështirë të jetës së qytetarit dhe do rrezikoj jetën time për të shpëtuar një jetë tjetër. Ka qenë një moment shumë i vështirë, 3 kate ishin rrafshuar. Kur njerëzit atje kërkonin ndihmë ishte e pamundur të mos u jepje ndihmë.

Ishte një tunel ku mezi u futëm për ta shpëtuar atë njeri. Jo një, por shpëtuam 2 jetë njerëzish. Një grua dhe një burrë. Kur dikush thoshte aman duam vetëm pak oksigjen ishte e pamundur të mos rrezikonim jetën tonë për ta shpëtuar atë njeri. Ishte fati i atij njeriu.

Shpëtuam dy jetë njerëzish, por fatkeqësisht lamë edhe dy vetë, që për mendimin tonë ishin të vdekur. E mbaruar detyrën deri në një moment kur nuk kishim mundësi të shkonim më tej. Do kthehemi sërish në Durrës, mbase i gjejmë të gjallë.?

Luan Kapaj dhe zjarrfikësit e tjerë u nderuan sot nga kryebashkiaku i Vlorës për kontributin e tyre në shpëtimin e njerëzve me titullin ?Mirënjohje e qytetit.?

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ishte-momenti-i-veshtire-shefi-i-zjarrfikeses-se-vlores-rrefen-momentin-e-shpetimit-te-dy-njerezve-nga-rrenojat

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/vMs_KprXXSo
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended