Operacioni i Europol, ISIS “dëbohet” nga interneti
  • 4 years ago
Një operacion i kryesuar nga Agjencia Policore Evropiane, europol, ka mbyllur një numër serverash të lidhur me shtetin Islamik, duke i shkaktuar një dëmtim të rëndë krahut propagandues të grupit xhihadist.

Europol tha të hënën se operacioni kish çuar në mbylljen e llogarive të lidhura me gazetën e lajmeve të grupit, Amaq News, pas një ekzaminimi disa ditor të videove propagandistike, publikimeve dhe llogarive në median sociale që mbështesin terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

?Ne mund të themi tani se shteti islamik nuk është më i pranishëm në internet?, tha Erik Van Der Sypt, zëdhënës në zyrën e prokurorit belg.

Ai po ashtu vuri në dukje rëndësinë e goditjes së pranisë online të grupit, përkrah asaj në fushëbetejë fizike.

?Përtej aktiviteteve ushtarake në fushëbeteja në Siri dhe Irak dhe sulmet në territor evropian, shteti islamik ka ndërmarrë edhe një betejë të madhe në ueb, në formën e propagandës së koordinuar nga rrjeti i mediave pro tij. Të gjitha sulmet e kryera në vendin tonë ? tha ai ? janë marrë përsipër në botime të bëra në Amaq. Më herët europol kishte konfirmuar se sasi të mëdha materialesh propagandistike janë gjetur në aplikacionin telegram dhe asistenca nga rrjeti ka çuar në nxjerrjen nga rrjeti të një numri aktorësh të rëndësishëm të Shtetit islamik. Telegram është vetëm një nga nëntë platformat që bashkëpunon me Europol për operacionin, përfshirë ?Google?, ?Twitter?, ?Instagram? dhe ?Telegram?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH