Guvernatori Shkëlqim Cani intervistë - (25 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Guvernatori Shkëlqim Cani:- Nga inspektimet e bëra gjatë vitit 1999, paratë e shqiptarëve janë të sigurta në sistemin bankar shqiptarë.

Gazetari:- Jeni ndeshur me influencën e politikës. A ndikon kjo në garancinë e parave të klientëve?

Guvernatori Shkëlqim Cani:- Kush thotë që politika nuk influencon? Në Shqipëri politika influencon në gjithçka për fatin e keq dhe privatizimi do të jetë ai që unë mendoj se do ta shmang politikën nga kjo influencë. Politika ka influencë, prandaj edhe ne mundohemi, që politika të jëtë më e përgjegjshme dhe më teknike.

Gazetari:- Në këtë rast opozita nuk ka të drejtë?

Guvernatori Shkëlqim Cani:- Opozita asnjëherë nuk është pa të drejtë, por e drejta mund të jetë edhe e shtrembër.

Gazetari:- Përsa i përket projekt ligjit për parandalimin e parave?

Guvernatori Shkëlqim Cani:- Ai do vi në Nëntor, do të paraqitet nga Banka e shqipërisë. Kufirin do ta vendosin teknikët mbi bazën e vlerësimit që do të bëjnë, nuk e caktoj unë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame
Recommended