Rama rrëfen historinë: Kryebashkiaku i Pekinit po këndonte ‘malet me blerim mbuluar’, kur më pa

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kryeministri Edi Rama tregoi një histori që kishte hasur me qytetarët kinezë, kur i ishte dashur të qepte një xhaketë.

Mes Kinës dhe Shqipërisë, tha kryeministri, është një kohë kur të ardhurat sjellin dashurinë.

Edi Rama: Më ka bërë përshtypje kur kam qenë në Kinë sepse doja të qepja një xhaketë 'Mao', me përmasat e mija, sepse nuk kishte në dyqan dhe më çuan në një rrobaqepësi, që të bëja vizatimin dhe të më qepnin xhaketën. Mund të ishin rreth 60 rrobaqepëse dhe pasi e morën vesh kush isha unë filluan të këndonin këngën 'ara fabrika kantiere'. Të takimin që pata në darkë me kryetarin e bashkisë së Pekinit i thash më ka ndodhur kjo gjë. Ai më pa dhe filloi të këndonte 'malet me blerim mbuluar'. Ishte një kohë kur dashuria sillte të ardhura. Kurse tani është një kohë kur të ardhurat sjellin dashurinë. Në këtë pikë në jemi në disavantazh të madh, por do bëjmë tonën, do bëjmë më të mirën.

Deklaratën kryeministri Edi Rama e bëri gjatë fjalës së tij në aktivitetin ?Përtej kujtimeve?, organizuar në kuadër të 70 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rama-rrefen-historine-kryebashkiaku-i-pekinit-po-kendonte-malet-me-blerim-mbuluar-kur-me-pa

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended