Report TV - Njihuni me Hëna Omerin, 103 vjeçaren nga Çamëria Zbulon sekretin e jetëgjatësisë

  • 5 years ago
Nëse nuk do të na kishte treguar një mjet identifikimi, do të ishte shumë e vështirë për ta besuar se kjo grua e quajtur Hëna Omeri  ka hyrë në shekullin e dytë të jetës së saj. Ajo sot numëron plot 103 vite.

Hëna, me orgjinë nga Çamëria, jetën e saj, që në rini, e ka kaluar më qytetin e Fierit, aty ku u martua dhe krijoi familje. 

Sot, edhe pse 103 vjeçe, nëna e katër fëmijëve, jeton e vetme, që nga vdekja e bashkëshortit të saj, 40 vite më parë. Ndërsa është e zonja që t?i kryeje vetes të gjitha shërbimet, nga përgatitja e ushqimit deri tek mirëmbajtja e shtëpisë ku banon.

?Katër kam fëmijë. 3 çuna dhe një çupë. Merua tek 70. Të tjerët edhe nuk i mbaj mend. Për drekë? Në mëngjes trahana kam bërë. Do skuq një vezë. Do bëj një sallatë. Do ziej vezë. Dy makarona dhe do i bëj supë. Mish kam. Pule e viçi kam. Vetë i gatuan gjërat? Vetë gatuaj vetë. Nuk kam marrë njeri deri tani. Këtej e tutje nuk e di. Deri tani kam qenë e zonja. E kam përballuar jetën.?-thotë e zonja e shtëpisë.

Hëna rrëfen edhe vështirësitë që e kanë shoqëruar thuajse gjatë gjithë jetës, që nga lindja e ardhja e saj në Fier, nga Filati i Çamërisë.

?Ç'kam vuajtur sa shpirti im e din dhe ai lart që më ka parë. Këtu nuk kishte makineri. Kam rrahur elb, grurë, tërshërë. Këto punë kam bërë dhe Meron e kisha në djep. E lija vetëm në shtëpi. Kur veja në shtëpi më jepnin një copë bukë. Merrja gjysmën e bukës për djalin se e lija vetëm djalin në djep pa ngrënë.  Kur vija rrugës merrja lulëkuqet. Mblidhja gjëra për të ndezur zjarrin. Kur vija e gjeja djalin të vetëm, të partallosur në djep vetëm pa ngrënë pa pirë. Kam vuajtur shumë.?-tregon Hëna.

Ndërsa sekreti, sipas saj, i jetës së gjatë dhe të shëndetshme?. është ushqimi i mirë.

?Më shumë lakra kemi ngrënë?-tregon ajo.

Largohemi nga 103 vjeçarja, Hëna Omeri duke i uruar asaj shëndet dhe ditë të paqta.

Recommended