Rusi krishtlindje, Gjermani CDU - (8 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme bota - Tv Klan 2000

Rusia feston Krishtlindjet Ortodokse. Në kishën Kristo Salvadore mblidhet e gjithë politika Moskovite me në krye presidentin Vladimir Putin. Krishtlindjet festohen në Rusi kurse në Çeçeni forcat Ruse përparojnë. Vladimir Putin udhëron armëpushim për festën e Bajramit. Putin e sheh këtë armëpushim në respekt të civilëve. Dhe në vazhdim të kësaj paqje disa ditore, dje rusë e çeçenë kanë shkëmbyer trupat e të vrarëve.

Izrael-Siri heshtje për bisedimet mes tyre për festën e Bajramit. Zëdhënesi i Shtepisë së Bardhë deklaron se Uashingtoni ka hartuar një dokument për lehtësimin e negociatave.

Gjermani CDU partia Kristian Demokrate rrezikon fushatën zgjedhore, jo vetëm nga mungesa e fondeve por edhe nga mangësite psikologjike. Të tronditur nga skandalet e Helmut Kolit përfaqesuesit e kësaj partie shprehen se ka mbaruar koha e ish kancelarit gjerman Kol, i cili pritet të paraqitet në gjykatë./ tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended