VV-LDK: Marreveshja e bashkeqeverisjes, brenda dy javesh
  • 4 years ago
Një status në Facebook i nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri në fundjavë që posti i Kryeministrit të Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK-së, ka rezultuar me reagime të shumta në rrjete sociale nga anëtarë të Vetëvendosjes, madje edhe vetë nënkryetarja e LVV-së Albulena Haxhiu.
Por që të dy sot ishin pjesë e takimit në kuadër të grupeve punuese që kanë këto dy parti për një bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 Tetorit.
Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca pas takimit thuri lavde për Hazirin madje tha se nuk kanë diskutuar fare për këtë çështje por vetëm për temat e caktuara arsimin dhe shëndetësinë.
?Ai pret që brenda dy javësh këto takime do të rezultojnë më një marrëveshje për bashkëqeverisje?, ka thënë Glauk Konjufca.
Në takimin e radhës do të diskutohet për çështje sociale, ndërsa për dialogun dhe tema të tjera madhore do të diskutohet në nivel liderësh të partive.
Recommended