Report TV -Aksident zinxhirë në Fushë Krujë, plagosen tre gra dhe një burrë

  • 5 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Luzë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të plagosurit janë Metush Brinja 74-vjeç, Xhevahire Brinja, Behije Brinja dhe Dila Shota. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dy furgonë dhe një makinë vogël tip Audi.

Aksidenti dyshohet se ka qenë zinxhirë pasi makinat kanë qenë njëra pas tjetrës, ndërsa Audi ka qenë në mes.

Po ashtu gjatë natës një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë në afërsi të Urës së Gjolës. Nje autoveture ku udhëtonte një i ri ka goditur ngapas një kamion në ecje.
Për pasojë është plagosur shoferi i autovetureë i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Recommended