Report TV - Fshati Goskovë në Korçë pa ujë, banorja: Më mirë të më presin kokën

  • 5 years ago
KORÇË-Fshati Goskovë, vetëm 9 km larg qytetit të Korçës, prej më shumë se 20 vitesh nuk furnizohet me ujë të pijshëm.

Banorët e Goskovës çdo ditë duhet të enden për të siguruar ujë me krahë. Vështirësitë që hasin nga mungesa e ujit janë të mëdha, pasi nuk plotesojnë dot as nevojat minimale. Të lodhur e të irrituar nga kjo situatë, ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

"Ja shikoje vetë. Tërë beharin nuk ka pikuar ujë. Më mirë më prij kokën sesa të më lësh pa ujë. Ujë të pijshëm nuk kemi në fshat. Do ta bëjmë sot do ta bëjmë nesër asgjë nuk është bërë. Mbushim bidona dhe ato mbajmë. Në linjë hyjnë lloj- lloj ujërash. Edhe të zeza. Shumë problem kemi me ujin. Situata e ujit është shumë e keqe. Nuk na vete linja në depozita e mbushim me krahë. Ne duam që një orë e më parë  të interesohen. Të ju vije keq për ne se edhe ne njerëz jemi. Rrugën e shtruan e bënë. Por ujin e lanë në harresë. Sikur ka qenë është", thonë banorët.

Bardha Musaka, administratore e njësisë administrive Voskopojë duke mos pranuar të prononcohet, në lidhje telefonike shprehet se investimi për ujësjellësin në këtë fshat pritet të fillojë gjatë muajit dhjetor ose janar.

Recommended