Ora News - U ndoq nga skaut të Groningen? Mala i hapur: Shpresoj t'i kem pëlqyer

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Sirenat e merkatos për Esat Malën kanë nisur të bien.

Paraqitjet e 21 vjeçarit me fanellën e Partizanit, si dhe me kombëtaren shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura ndërkombëtare.Merkato e janarit është shumë shpejt dhe të kuqtë duhet t'i marrin mirë masat. Sipas zërave, takimin e zhvilluar dje mes Partizanit dhe Kukësit, e ndoqën edhe disa skaut holandez.

Ishin pikërisht vëzhguesit e Groningen, të cilët kanë piketuar mesfushorin. Rreth këtyre zërave, Mala tha për gazetarin e "Rtv Ora", Drilon Xhepollari se nuk ka asnjë informacion dhe në rast se është i vërtetë, shpreson që t'i ketë pëlqyer.

"Unë jam i njëjti në çdo ndeshje. Çdo ditë punoj për tu përmirësuar sa më shumë. Jam i njëjti në çdo ndeshje dhe kërkoj të jap më të mirën time. Nëse kishte skaut në stadium shpresoj që të jem paraqitur sa më mirë," u shpreh Mala.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/u-ndoq-nga-skaut-te-groningen-mala-i-hapur-shpresoj-ti-kem-pelqyer

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended