Report TV -‘Gjiganti i fjetur’ i nobelistit Ishiguro në shqip, Kalemi: Një libër për kujtesën!

  • 5 years ago
Romanin ?Gjiganti i fjetur? (The Buried Giant, titulli në origjinal) që shkrimtari anglez, me origjinë japoneze Kazuo Ishiguro do të shkruante në vitin 2015, dy vite para se të shpallej fitues i ?Nobelit? në letërsi, gazetari edhe përkthyesi Renato Kalemi e ka sjellë këto ditë në gjuhën shqipe. Rrëfimi emocional i Ishiguros bëjnë që edhe subjekti i përzgjedhur prej tij, të përcjellë tek lexuesi edhe në gjuhën shqipe, jo vetëm mesazhe mbi dashurinë dhe vdekjen, por edhe të ngrejë pyetje, se çfarë vendi duhet të zënë kujtimet në jetën e një njeriu? A duhet t?i kujtojmë apo harrojmë ngjarjet, njerëzit edhe momentet e lumtura e të hidhura, që janë pjesë e jetës sonë?

?Ishiguro na sjell një rrëfim që vjen si një përrallë, por thelbi i romanit është shumë i vështirë, së bashku me mesazhet që mbart. Ka në qendër harresën edhe kujtesën, që për mua ndahen nga një fije shumë e hollë, pasi njeriu ka momente të gëzuara, të cilat nuk do t?i harrojë, por ka edhe momente të trishtuara, të cilat ka dëshirë t?i harrojë?, shprehet gazetari edhe përkthyesi Renato Kalemi.

Recommended