Zonat e mbrojtura vihen ne analize
  • 5 years ago
Asnjë ndërtim nuk do të lejohet në Parkun Kombëtar Divjakë ? Karavasta. Në takimin mbi zonat e mbrojtura, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, tha se është koha për të shtuar mbrojtjen dhe përcaktuar me saktësi rëndësinë e çdo zone.
?Besoj tani kemi një vendimmarrje të Këshillit të Investitorëve Strategjikë që e ka pezulluar të gjithë idenë për ndërhyrje në këtë park. Jemi në fazën që ky park është super i mbrojtur, është një mbrojtje jo vetëm shqiptare, por edhe europiane, është shpallur si zonë Emerald dhe një zonë e mbrojtur e vlerë e Rrjetit Natyra 2000. Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE do të vazhdojnë të rriten kërkesat për t?u mbrojtur më mirë dhe jo për t?u rikthyer prapa?.
Mbi 20 takime do të ndërmerren për të parë nevojat e zonave të mbrojtura dhe për të përfshirë të tjera zona në këtë status.
?Do të jemi kudo nëpër Shqipëri për t?ia dedikuar të gjithë periudhën Tetor- Nëntor këtij diskutimi dhe për të kaluar pastaj në vendimmarrjen e fundit të Këshillit të Ministrave për të përcaktuar me rregulla të qarta dhe me etiketime të qarta, por edhe me pasaporta të qarta, ku të tregohet pse kjo zonë është e mbrojtur dhe çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet.?
Aktualisht mbi 18 % e sipërfaqes së vendit është zonë e mbrojtur.
Recommended