Zbulohet kush është prokurori që Rama përmendi dje në Kuvend, mbështet një grup kriminal në Durrës

  • 5 years ago
DURRËS - Një deklaratë të fortë që kreu i qeverisë Edi Rama bëri ditën e djeshme në Kuvend, duket se i ka hedhur dritë, zv.kryeministri Erjon Braçe. Shefi i mazhorancës, pa bërë të ditur emrin, tha se se një prokuror në Durrës, punon për organizatat kriminal dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit.

Braçe ka zbuluar emrin, duke thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, mbështet një grup kriminal në Durrës. Edhe Braçe nuk e përmendi emrin, por prokurori i çështjes në fjalë, është Arian Ndoja.

Prokurori Ndoja ishte sot në seancë gjyqësore, ku Gjykata e Durrësit vendosi masë sigurie arrest me burg për Liridon Pulën, një masë që sipas Braçes është e pabazuar në ligj duke thënë se po akuzohet për çështje që nuk i përkasin, pasi Pula ka vetëm pak muaj që është emëruar në krye të zyrës së Kadastrës së Durrësit.

Akuzat e ngritura nga prokuroria janë se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet të kenë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Kush eshte Arian Ndoja

Recommended