Çajrat, gabimi që keni bërë gjithmonë në përgatitjen e tyre

  • 5 years ago
I ftuar në ?Rreze Dielli? agronomi Zef Gjeta shprehet se çajrat ndihmojnë në parandalimin apo zbutjen e simptomave të gripit.

Por cili është gabimi që bëjmë gjithmonë në përgatitjen e çajrave, që na bën të mos i përfitojmë të gjitha vlerat e tyre?

Gjeta shprehet se sekreti qëndron te zierja e bimëve.

?Çaji më i njohur është çaji i malit, ai i veriut dhe i jugut, por edhe lulja e blirit. Këto janë 3 lloje çajrash shumë të zakonshme dhe të përdorura. Por çfarë është fatkeqësia? Të gjitha llojet e çajrave me gjethe ose me trupin e bimës nuk duhet të zien, zien uji dhe pastaj hedhim bimën që qëndrojnë në ujin e ngrohtë, 7 deri në 10 minuta, që të marrim vlerat e bimës sepse nëse i ziejmë, i avullojmë ose ngurtësojmë vlerat, ndërsa frutat dhe rrënjët duhet të ziejnë.

Boronica është shumë e zakonshme, përshembull një miks çajrash ka boronicë, çaj mali, lule bliri dhe kamomil. Gjëja e dytë e keqe është fakti që ne shkojmë në fshatra dhe gjejmë çajra të paketuar nga vende të tjera, ndërkohë që mjafton të mbledhim disa lule bliri dhe t?i bëjmë çaj. E mira është që të mos konsumohen me sheqer.?, shprehet specialist.

Recommended