Sherr në lokal në orët e para të mëngjesit, qëllohet me armë vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës

  • 5 years ago
BULQIZË-Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, Vangjel Alla është plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në rrethana ende të paqarta. 

41 vjeçari ka marrë plagë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal. Sipas të dhënave nga policia mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 02: 40 të së mërkurës, në ambientet e një lokali në Bulqizë. Referuar uniformave blu, Vangjel Alla është plagosur pas një konflikti të çastit dhe autor është identifikuar i riu me inicialet I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë, një person me precedentë kriminalë.Ai është shpallur në kërkim nga policia, pasi me ndihmën e 24-vjeçarit D.S. 24 vjeç është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në  DVP Dibër, po krehin  zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Recommended