Report TV -73-vjetori, PD: Po na thërret sërish Postriba, do ta rrëzojmë Ramën me malësorët
  • 5 years ago
SHKODER-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Voltana Ademi morën sot pjesë në ceremoninë përkujtimore të 73 vjetorit të kryengritjes së Postribës. Në emër të PD, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, tha se 73 vite më pas, kryengritja e Postribës na thërret për të luftuar për lirinë, për të mos pranuar sundimin.

"Kam frikë se patriotët e kryengritjes së Postribës, do të na qortonin rëndë po të shihnin se sot sërish është në rrezik dhe luhet me këtë liri fondamentale, me vlerat kryesore të qytetërimit. Ne kujtojmë, por respekti më i madh për atë lëvizje, për atë kryengritje do të ishte nëse angazhohemi të gjithë që regjime e sundime të tjera të mos instalohen më në vendin tonë.
Recommended