RTV Ora - PD publikon urdhërarrestin grek për bashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku

  • 5 years ago
#rtvora

Dy muaj pas votimeve të 30 qershorit, Partia Demokratike vazhdon me denoncimin e Kryebashkiakëve që kanë problem me drejtësinë. Ashtu si veproi me Valdrin Pjetrin, të cilit i publikoi vendimin për dënimin në Itali, selia blu ka zbuluar përmes një deklarate për mediat dhe dosjen e kryetarit të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi akuzoi se Kajmaku është ndaluar në Greqi për përdorimin e parave false.Shkak që Kajmaku nuk është dënuar, sipas Bardhit është se Kajmaku është arratisur, duke bërë që dosja e tij të mbetet pezull.

Partia Demokratike publikon dokumentin e urdhërarrestit që Gjykata e Janinës ka firmosur për Agim Kajmakun, i zgjedhur si kryetar i bashkisë së Vorës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Bëhet fjalë për një dokument të Gjykatës së Janinës të datës 19 qershor 2013 në të cilën është vendosur "arrest me burg" për Jorgo Toten me akuzën e përdorimit dhe shpërndarjes së kartmonedhave të falsifikuara.

Dokumenti u publikua nga sekretari i Pergjithshem i PD-se,Gazmend Bardhi në një dalje për median. Sipas dokumentit Jorgo Toto është arrestuar më 14 janar 2003 në zonën e Janinës ka qëndruar disa ditë në burg më pas është hetuar i lirë derisa çështja t'i përcillej prokurorisë dhe gjykatës. Pas hetimit gjykata me vendimin e datës 19 qershor 2013 ka urdhëruar arrestimin e tij.

Bardhi sqaron më tej se vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipëri. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, në Agim Kajmaku
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-publikon-urdherarrestin-e-gjykates-greke-agim-kajmakun

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended