Mungesa e gjatë që trembi fansat, Flori Mumajesi thyen heshtjen dhe jep mesazhin e rëndësishëm

  • 5 years ago
Pasi triumfoi në ?Kënga Magjike?, Flor Mumajesi vendosi të shkëputej për disa kohë nga rrjetet sociale. Këtë shkëputje e shoqëruan shumë pikëpyetje, madje u tha se kantautori i njohur ishte larguar nga Shqipëria drejt Norvegjisë për arsye personale. Flori ka vendosur të kthehet në ?Instagram? me një falenderim për të gjithë dashamirësit e tij, të cilët nuk kanë hezituar asnjëherë për t?i shkruar e për t?i treguar mbështetjen e tyre. Madje ai ka dhënë dhe një lajm shumë të mirë, duke zbuluar se shumë shpejt do të rikthehet në muzikë. Ky lajm ka gëzuar pa masë fansat e tij, të cilët po e presin me padurim një tjetër projekt nga Mumajesi.

?U bë kohë pa postuar dhe ndoshta kam humbur pak instiktin e postimeve. Por s?kam humbur diçka që mendoj se është shumë e rëndësishme, është mirënjohja. U jam mirënjohës të gjithëve atyre që më kanë shkruar mesazhe, më kanë shkruar, uruar, familjarë, kolegë, të njohur e të panjohur. Çdo mesazh dhe urim ka qenë një përqafim dhe një motivim për të më bërë të kthehem pranë jush. Qoftë si Flor fizikisht, ashtu edhe si Flori në muzikë.

Recommended