Report TV - Lëvizja në PD, Kulluri - Bashës: Ti nuk je burrë, i paaftë, dështak dhe gënjeshtar!

  • 5 years ago
Nis lëvizja kundër Lulzim Bashës brenda në Partinë Demokratike. Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së është një nga zërat më kritikë ndaj kryetarit demokrat. Ai i kërkon Lulzim Bashës që të bëhet burrë dhe të largohet nga drejtimi i partisë, që thotë se e ka dërguar nga humbja në humbje. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar demokrat shprehet se PD-ja zyrtare nuk bind se është më e mirë se banda e Ramës në pushtet. Për Kullurin ka vetëm një fajtor të vetëm dhe ai është kryedemokrati, që sipas tij po e mban partinë peng prandaj duhet të largohet.

"PD zyrtare ka 6 vjet qe vetem kundershton, kritikon, denoncon dhe replikon me qeverine! PD zyrtare nuk bind se eshte me e mire se banda e Rames ne pushtet, nuk krijon alternative dhe ekip te besueshem. PD zyrtare nuk degjon brenda partise se si mund te jete me demokratike, me transparente, me krijuese, me alternative, me e djathte, me e drejte dhe me reflektuese. PD zyrtare eshte shnderruar ne opozite e ?forces se zakonit?! Pasqyre e keqe e vetes dhe kundershtarit por jo oferte me e mire qeverisese! Mjafton rrumpalla ne politiken e jashtme me rastin e Memorialit te Grushtit te Shtetit ne Turqi per te kuptuar se c?shemti eshte ky leadership!

Demokratet u lodhen, u robtuan neper protesta, bojkote dhe marrezite e nje njeriu dhe rrethit te tij besnik duke bere vetem ?hapa pas? dhe ?asnje hap para?! Partine po e mban peng nje njeri i paafte dhe pa asnje lloj pergjegjesie per deshtimet e njepasnjeshme! Po i terheq deshperishmisht nga ?genjeshtra ne genjeshter?! 10 revolucione imagjinare ka drejtuar deri tani dhe Rama nderkohe ka arritur cdo fitore prej humbjeve te PD! Nese ke halle te tuat keto nuk jane hallet e PD dhe shqiptareve! Behu burre dhe ik, por ti nuk je i tille, se burrat nuk fshihen dhe nuk genjejne! Burrat mendojne, burrat bashkojne, burrat luftojne, burrat prijne, burrat fitojne! Dhe kur nuk i arrijne keto, ikin ?si burrat"shkruan ai.

Recommended