RTV Ora - Ja si u festua Kurban Bajrami në qytetet e vendit

  • 5 years ago
#rtvora

Qindra besimtarë Mysliman në Elbasan falën mëngjesin e së dielës Kurban Bajramin.

Nga sheshi Genshër në të cilin u krye falja imami Elvis Naçi përcolli edhe një mesazh për politikanët shqiptarë. Imami theksoi se një besimtarë i mirë nuk është ai që vjedh popullin dhe nuk ndihmon të varfërit ndaj ftoi besimtarët myslimanë për më shumë bashkëpunim mes njeri-tjetrit.

Imam: Nëse duam ta vjedhim njeri - tjetrin dhe mendojmë vetëm për familjen tonë, vetëm për fëmijën tonë dhe themi të tjerët le të vdesin, le ta dinë se ke shkel në Kuranin e shenjtë, nuk ke marrë nga mjalti kuranor. Nuk i ke zbatuar perlat profetike.

Ndërsa Myftiu i Elbasanit, Agim Duka përcolli ceremoninë e faljes duke uruar besimtarët, por edhe duke bërë thirrje për më shumë mirësi dhe ndihmesë ndaj njeri tjetrit.

Edhe besimtarët myslimanë të Kukësit festojnë Kurban Bajramin. Kjo festë nisi që në orët e para të mëngjesit, me faljen e namazit të Kurban Bajramit, falje, e cila u krye në ambientet e dy xhamive të qytetit dhe fshatrave .

Pas faljes, besimtarët festojnë në familjet e tyre, duke vazhduar më tej me prerjen e Kurbanit dhe më pas me shkëmbimet e vizitave dhe urimeve.

Besimtarët Myslimanë të Lushnjës kanë falur ne sheshin kryesor të qytetit pasi xhamia nuk ka hapësira të mjaftueshme për këtë rit. Faljen e drejtoi muftiu i Lushnjës Gramos Blliku, i cili mbajti dhe fjalimin e rastit për besimtarët.

250 familje në nevojë kanë marrë ndihma në Lushnje në mënyrë që edhe ata të festojnë denjësisht festën e Kurban Bajramit.

Edhe në Korçë besimtarët myslimanë kanë falur namazin dhe më pas kanë vijuar festimet në familje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ja-si-u-festua-kurban-bajrami-ne-qytetet-e-vendit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended