RTV Ora - Operacioni i Frontex, 1300 klandestinë të kapur nga 1 qershori

  • 5 years ago
#rtvora

21 efektivë të Frontex janë të vendosur në pikat kufitare shqiptare për të ndaluar emigrimin e paligjshëm. Nga 1 qershori janë ndaluar rreth 1300 emigrantë të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin, një pjesë e mirë e të cilëve me kërkesën për azil.

1300 emigrantë të huaj kanë tentuar të hyjnë në territorin shqiptar që prej 1 qershorit në mënyrë të paligjshme.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre personave mësohet se kanë kanë kërkuar azil në vendin tonë.

Nga inspektimi i pikës kufitare Kakavijë në kuadër të operacionit Frontex me policinë çeke, drejtori i Departamentit të Kufirit, Eduard Merkaj, tha se shtetasve që kanë kërkuar azil u janë shpjeguar procedurat dhe disa prej tyre janë kthyer në mënyrë vullnetare.

Merkaj: Disa nga këta janë përsëritës, janë shtetas që janë kapur disa herë në Republikën e Shqipërisë.I identifikojmë me anë të gjurmëve të gishtave kur kapen për herë të dytë dhe të tretë. Ata mundohen të gjejnë rrugë kalimi të ndryshme, nuk mund të themi që i kapim të njëjtët shtetas në të njëjtën pikë kalimi kufitar.

21 efektivë të Frontex janë stacionuar në pikat kufitare. Të dy drejtuesit vlerësuan ecurinë e deritanishme të goditjes se emigrimit të paligjshëm, ndërsa shtuan edhe rastet e kapura të personave në kërkim.

Merkaj: Janë kapur rreth 27 persona në kërkim në pikën e kalimit kufitar këtu në Kakavijë. Janë referuar në prokurori mbi 30 raste të shtetasve shqiptarë apo të huaj, të cilët kanë kryer vepra të kundraligjshme.

Që prej 1 qershorit pika kufitare e Kakavijë ka një fluks të shtuar. 450 mijë shtetas janë përpunuar, 150 mijë prej të cilëve janë të huaj që kanë hyrë në vendin tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/drejtori-i-kufirit-dhe-zyrtari-i-policise-ceke-vizitojne-frontex-ne-kakavije

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended