Report TV - Rrëmbeu dhe dogji të gjallë dy të rinj në '98-ën, beratasi ekstradohet nga Gjermania
  • 5 years ago
Ekstradohet nga Gjermania Byniamin Hajro 56 vjeç i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ndodhur në 22 Mars të vitit 1998 në qytetin e Beratit. Ai akuzohet për vrasje dhe rrëmbimin e Arjan Avdullait dhe Eduart Pemës.

Dy të rinjtë u rrëmbyen, u torturuan e më pas u dogjën, njëri prej tyre i gjallë në lagjen Vakëf në Berat nga banda me të njëjtin emër, pjesë e së cilës ishte edhe Hajro.

Hajro ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 25 vite burg duke e shpallur fajtor për këtë ngjarje. Hetimet për këtë çështje ishin pushuar për të rinisur sërish 17 prill 2012.

Hajro ishte në listën e 16 personave më të kërkuar në qytetin e Beratit.
Recommended