Report TV -Sot betohet i zgjedhuri i ri i Kavajës, Sakja i PD-së: Jam në punë, s'e liroj zyrën

  • 5 years ago
KAVAJË-Sot do të betohet kryetari i ri i bashkisë, Redjan Krali. Por kryetari në detyrë i zgjedhur nga PD-ja, Isa Sakja shprehet se nuk do ta lirojë zyrën, ndërsa jashtë godinës janë mbledhur mbështetës të opozitës.

Sakja ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat duke u shprehur se "sot do të jem në detyrë. Vazhdoj detyrën, nuk mund të lë bashkinë kur vetëm 5 përqind e qytetareve të Kavajës kanë votuar". Ndërkohë që PS-ja pritet që të veprojë si në rastin e Devollit duke e bërë mbledhjen e konstituimit në godinën e n/prefekturës.

Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.

Recommended