Çfarë ofron Boboshtica, natyrë e virgjër, kuzhinë tradicionale, mikpritje dhe origjinalitet

  • 5 years ago
KORCE - Fshati turistik i Boboshticës,po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve.

Natyra e virgjër, terreni i pasur, ajri dhe ujërat e pastra, bimësia e larmishme iu falin pushuesve një oaz të vërtetë qetësie larg zhurmës së qyteteve.

Boboshtica ose fshati i manave shekullore është bërë i njohur edhe me gatimet e vecanta të zonës.

Kuzhina tradicionale e nivelit të lartë me produktet bio të fshatit është ajo që turistët gjejnë gjithmonë në Boboshticë

Si një fshat me potenciale, për të rritur edhe më tej turizmin, së fundmi vendasit kanë investuar edhe në hoteleri.

Duke pasur në harmoni gjithçka, bukurinë natyrore, orgjinalitetin, mikpritjen dhe kulinarinë tradicionale, Boboshtica pret dhe përcjell vizitorët e shumtë.

Recommended