Ursula von der Leyen presidentja e zgjedhur e KE - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pas fitores së ngushtë me 383 vota për të drejtuar Komisionin Europian, Ursula Von Der Leyen nuk ka humbur kohë për të dorëzuar postin e ministres së mbrojtjes.Konfirmimi i saj nga europarlamentarët është përshëndetur nga liderët e BE por nuk kanë munguar edhe zërat kritikë.Eurodeputetët socialdemokratë gjermanë nuk e kanë fshehur skepticizmin e tyre sidomos për faktin që Von der Lyen ka qënë një alternativë e minutës së fundit pasi këshilli europian dështoi në zgjedhjen e 1 kandidature mes 6 emrave që u bënë pjesë e fushatës.Ursula von der Leyen është zyrtarisht gruaja e parë në historinë e Bashkimit Europian që do të drejtojë Komisionin Europian. Zyrtarisht ajo do të marrë detyrën më 1 nëntor të këtij viti.Ajo është ministrja e vetme që ka qenë e pranishme në të gjitha ekzekutivet e kancelares Angela Merkel nga viti 2005 deri në vitin 2019. Ideja e saj për BE-në mbështet zgjerimin, politikat pro mjedisit dhe emigracionit, por edhe sigurinë.Në fjalimin e saj pas fitores ajo u shpreh entuziaste dhe e vendosur për të ecur përpara me përkushtim.URSULA VON DER LYENPRESIDENTE E ZGJEDHUR E KOMISIONIT EUROPIAN?Besimi I vendosur në mua ëshët besim I vendosur në Europë. Është një përgjegjësi e madhe dhe puna ime fillon tani. Le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive. Dua që Europa të ecë para në 5 vitet e ardhshme, të kthehet në një kontinent miqësor, një Europe ekonimikisht e fuqishme, një Europe që I shërben qytetarëve dhe sundimit të ligjit.?Tani pritet që të 28 shtetet antare të BE të propozojnë komisionerët e tyre ndërsa nominimet do të diskutohen në gjysmën e dytë të muajit tetor.

Recommended