RTV Ora - Aksidentohet familja nga Elbasani në rrugën Gjirokastër Kakavijë, po shkonte për pushime

  • 5 years ago
#rtvora

Një familje nga Elbasani është aksidentuar mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, ndërsa po shkonte për pushime drejt jugut të vendit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në fshatin Derviçan, ku dy automjete, një fuoristradë dhe një "Benz" janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja, fuoristrada është përmbysur dhe ka përfunduar disa metra jashtë rruge.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, çifti i bashkëshortëve Ervin dhe Romina Turkaj, fëmijët Klaus dhe Aura si dhe gjyshërit Aguri dhe Vjollca. Nga aksidenti është plagosur gjithashtu edhe drejtuesi i mjetit tjetër Kristaq Kola nga Gjirokastra.
Të gjashtë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.



Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perplasen-dy-makina-ne-aksin-gjirokaster-kakavije-5-te-plagosur

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended