E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (07 korrik 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-41-sezoni-11/

Brunilda ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit djalin e hallës Robertin, pasi ajo pretendon se ai ka braktisur mamanë pas divorcit. Nga ana tjetër, si pasojë e divorcit të prindërve, Robertit i kanë lindur një serë problemesh. A do të ketë një zgjidhje situata për Robertin, mamanë e tij dhe Brunildën?

Brunilda: Kam thirrur djalin e hallës, Robertin se ai duhet ta kthejë kokën pas, se nuk ka qenë nëna e tij shkak i të gjitha këtyre rrethanave që ka ai. Kjo mua më ka shqetësuar shumë. E telefonoja shumë herë dhe gjatë dhe i thoja duhet të vish, pasi nuk i kam asnjë gjë për borxh, por ai nuk pranonte të vinte.

Roberti: Unë kam vetëm një muaj që e kam lënë nënën vetëm dhe jo një jetë. E kam lënë vetëm për një arsye se më ka lindur një problem shumë i madh. Kam 10 vjet që kam probleme me babai. Nuk e kam fajin për asnjë atyre. Kam 22 vite që jam larguar nga shtëpia dhe jetoj në Athinë dhe këtë muaj kam 1 muaj që nuk bëj asnjë telefonatë. Ndërkohë që nëna me babain ka 10 vjet që nuk shkojnë mirë dhe gjithë këto vite kam hasur me problematika aq të mëdha saqë nuk i prisja në jetën time. Jam dënuar 2 herë nga babai me burg dhe i pranova për sy të publikut. Luftova vetëm deri në Gjykatën e Apelit. Babi im nuk e ka trajtuar mirë mamanë time dhe as unë nuk e di si hyra në burg.

Roberti tregoi sherrin mes prindërve, i cili e çoi në burg për 2 muaj.

?Një mëngjes babai po bënte fjalë me nënë time. Unë isha në gjumë, u zgjova dhe pashë sesi babai po i nxirrte rrobat dhe i thoshte asaj do sjell grua tjetër dhe largohu. I thashë, hajde shkojmë në polici ta denoncojmë, por nuk pranoi. Unë i ndava në kohën që po ziheshin dhe në vend që ta merrja unë policinë, e mori babai dhe me akuzoi se e kam goditur atë mëngjes. Erdhi policia më mori dhe më arrestoi. Babai solli dëshmitarë, motrën dhe vëllain e tij dhe folën kundra meje, pa parë dhe diskutuar asnjë gjë me ata. Kjo ngjarje ka ndodhur para 3 vitesh. Ai mori një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe unë nuk shkova për një vit në shtëpi. Gjykata më dënoi me 2 muaj?.

Prindërit e Robertit pas 10 vitesh debatesh dhe konfliktesh janë divorcuar 3 vite më parë. Ai rrëfeu një pjesë nga jeta e tij.

?Unë vetëm të mira i kam bërë babait në këtë jetë. Kam 22 vite në Greqi dhe pothuajse 10 vite paratë ja kam dorëzuar babit tim të gjitha dhe kurrë nuk i kam kërkuar llogari se ku i çonte lekët, por edhe vitet e fundit të gjitha paratë jam kam dhënë babait për ti investuar për shtëpinë tonë në Sul të Devollit. Unë një djalë i vetëm jam dhe atë shtëpi kemi. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se gjërat do të shkonin deri në këtë pikë?.

Juristja Eni Çobani tha se Roberti është dënuar sërish nga Gjykata me 5 muaj burg.

?Roberti është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 5 muaj burg. Të them të drejtën në momentin e parë kur Bruna ma ka sjellë si rast dhe jam befasuar sesi një b...