RTV Ora - Tiranë, shoferja përplaset me kabinën elektrike, makina përfundon brenda në lokal

  • 5 years ago
#rtvora

Një aksident është regjistruar pasditen e të enjtes, në rrugën e Dibrës, në vendin e quajtur pranë Medresesë.

Një grua e cila po drejtonte automjetin tip volksagen polo, po dilte nga një rrugice, nga ku ka humbur kontrollin dhe është futur në ambientet e lokalit.

Makina fillimisht është përplasur me një kabinë elektrike që ndodhet përpara lokalit, dhe më pas ka përfunduar në brendësi të ambienteve të jashtme të klubit.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para mësohet se në momentin e përplasjes, lokali ishte i frekuentuar nga qytetarët, ndërsa në momentin që kanë shikuar makinën që ka humbur kontrollin janë larguar, duke shmangur kështu dhe ndonjë tragjedi të mundshme.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-ne-tirane-makina-futet-ne-lokal

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended