RTV Ora - PD kallëzim penal Denar Bibës: Drejtoi skemën mafioze të manipulimit të numrit të votuesve

  • 5 years ago
#rtvora

Deklaratat e KQZ për pjesëmarrjen në votimet e 30 qershorit, sipas PD janë të manipuluara. Për këtë shkak Gazmend Bardhi ka paditur penalisht nënkryetarin e KQZ duke e akuzuar për vënien në zbatim të një skemë mafioze.

Partia Demokratike do të depozitoi kallëzim penal për trupën e majtë në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, thotë se Denar Biba me 3 persona në KQZ janë përgjegjës direkt për zbatimin e asaj që quhet skemë piramidale të manipulimit të numrit të votuesve më 30 Qershor.

Bardhi: Për të mbuluar këtë krim dhe për të mos lënë gjurmë, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën tradicionale të këtij institucioni.

· Nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrjes në sistemin online të të dhënave për të mos lënë gjurmë.

· Nuk publikoi asnjë tabelë me rezultatet e votimit për cdo qëndër votimi.

Votimet me 1 kandidat dhe të paligjshme kanë përfunduar prej 4 ditësh, por Denar Biba me grupin e tij të krimit, si asnjëherë më parë, nuk kanë publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki. Kjo është e paprecedentë.

Ky vendim i Partisë Demokratike vjen paralelisht me kallëzimet që kanë bërë kryebashkiakët e djathtë për policinë dhe Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, me arsyetimin se kanë zaptuar godinat publike nën varësi të bashkive.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-kallezim-penal-denar-bibes-drejtoi-skemen-mafioze-te-manipulimit-te-numrit-te-votuesve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended