RTV Ora - I riu në kërkim për tentativë vrasje, kapet me armë pa leje dhe makinë të vjedhur

  • 5 years ago
#rtvora
Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar në Tiranë që qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe me makinë të vjedhur.

I riu me iniciale E. S., i bleu makinën një 42-vjeçari, i cili ia mori një shtetasi italian nëpërmjet mashtrimit dhe nuk ia kishte kthyer më.

Ndërsa është shpallur në kërkim edhe 42 vjeçari me inciale E. P., banues në Tiranë që mashtroi shtetasin italian duke i marrë automjetin tip Alfa Romeo.

"Shërbimet e policisë konstatuan automjetin në rrugën ?Bilal Golemi? dhe ndërhynë menjëherë për të bërë bllokimin.

Drejtuesi i automjetit tentoi të largohej, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri Pistoletë "TT","-raporton policia.

27-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?.

"E. P., rezulton i dënuar më parë për ?Vrasja? mbetur në tentativë,"-njoftuan uniformat blu. "Gjithashtu u shpall në kërkim për veprën penale ?Mashtrimi? e shtetasit E. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin italian duke i marrë makinën dhe ja ka shitur shtetasit E.S."

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/levizte-me-arme-pa-leje-e-makine-te-vjedhur-arrestohet-27-vjecari-ne-tirane
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended