RTV Ora - PS merr më shumë fonde për fushatë, PD dhe LSI asnjë lekë

  • 5 years ago
#rtvora

Partia Socialiste nuk do të ketë përballë në zgjedhje as PD dhe LSI, por pavarësisht kësaj do të përfitojë 13 miliardë lekë më shumë fonde se fushata e shkuar elektorale. KQZ ka ndarë buxhetin e akorduar nga qeveria duke miratuar dhe shumën për partinë bindja demokratike

Edhe pse opozita ka bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Socialiste ka marrë më shumë fonde edhe krahasuar fushatat e mëparshme.

Open Data Albania ka publikuar të dhënat e transaksioneve ku rezulton se selisë rozë i janë alokuar 40.8 milion lekë. Kjo shumë është rreth 13 mln lekë më shumë se fondi i viti 2017 kur ky subjekt zgjedhor përfitoi vetëm 28 mln lekë edhe pse përballë kishte PD dhe LSI. Kjo shpjegohet me faktin e mospjesëmarrjes së partive të opozitës në zgjedhje, çka detyron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t'ia kalojë buxhetin të vetmit subjekt që është pjesë e garës.

Shuma totale e vënë në dispozicion për këtë fushatë është 65 milionë lekë. Përfituese e fondeve ka qenë edhe Bindja Demokratike për shkak se garon në 26 bashki të vendit.

Në zgjedhjet e 30 qershorit janë regjistruar 54 parti politike, por vetëm dy prej tyre kanë paraqitur kandidatë për zgjedhjet vendore, PS dhe Bindja. 22 të tjera janë në koalicion me selinë rozë ndërsa forcat e tjera politike kanë paraqitur vetëm kandidatë për këshillat bashkiakë. pas miratimit të fletëve të votimit ka rezultuar se në 33 zona do të ketë vetëm 1 kandidatë, ai i PS, dhe vetëm në 7 ka më shumë se dy garues pasi janë përfshirë dhe kandidatë të pavarur.

Në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, për herë të parë edhe kandidatët për kryetarë bashkie do të raportojnë financat e fushatës nëpërmjet partive politike që ata përfaqësojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ps-merr-me-shume-fonde-fushate-pd-dhe-lsi-asnje-leke

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended