Elisa Spiropali e quan 'Skënderbe'/ Rama bën batutën dhe jep premtimin e shumëpritur për korçarët

  • 5 years ago
Nga Korça kryeministri Edi Rama premtoi se në mandatin e dytë kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, do të ndërtojë stadiumin "Skënderbeu" dhe se Korça do të ketë një aeroport të vogël turistik. Rama përmendi edhe batutën me deputeten Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë e cila e ka quajtur atë "Skenderbe".

"Duhet të rikthejmë për Korçën aeroportin. Sot që flasim kemi një kantier në Kukës, aeroporti i Kukësit është në ndërtim. Në aeroportin e Vlorës kemi hasur disa probleme me palën tjetër megjithatë kemi avancuar dhe me padiskutim do të rifillojmë ndërtimin. Jemi në proces për të hapur rrugën për aeroportin e Sarandës. Dhe në Korçë ku uleshin avionët e vegjël në 1924, dhe ku ka një fluks turistësh që rritet, është e domosdoshme që të bëhen të paktën dy gjëra: E para një zonë e re turistike dimërore për skitë sepse mundësitë janë fantastike dhe një zonë turistike e klasit të lartë për Korçën ka ardhur koha të ndërtohet, e dyta edhe një aeroport i vogël turistik plotëson kornizën e këtij qyteti të një turizmi qytetar. Dhe nga ana tjetër, duke qenë se është edhe Elisa deputete e qarkut të Korçës i ka ardhur koha edhe stadiumit të Skënderbeut. Në këto katër vite të mandatit të Sotiraqit do të mbështesim ndërtimin e stadiumit të Skënderbeut, së bashku me pishinën që Korça ka pasur më parë për ta përfunduar Parkun Olimpik për të ardhur edhe skuadra të huaja për stërvitje", tha Rama.

Recommended