RTV Ora - Opozita krijon Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo bashki

  • 5 years ago
#rtvora

Partia Demokratike ka vendosur të mbrojë demokracinë me qytetarët në të 61 bashkitë e vendit. Pas vendimit të fundit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi aleatët dhe më pas kryesinë e partisë.

Pas diskutimeve kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t?i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Më herët kryetari Lulzim Basha bëri të qartë se opozita nuk do të tërhiqet deri në largimin e Ramës, ndërsa e ka konsideruar blof nismën e PS për shkarkimin e presidentit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksioni-opozitar-ne-cdo-qytet-ku-rama-zhvillon-takime-elektorale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended