Zjarri në Kisella Vodë, tre apartamente të djegura
  • 5 years ago
Tre apartamente të djegura, 3 zjarrfikës të lënduar dhe 7 banorë të evakuuar ky është balanci pasi dy apartamente në katin e  6-të të një  ndërtese në Kisella Vodë në rrugën ? Heronjtë e Kombit?, u kapluan nga flakët. Pjesa tjetër e banorëve kanë dal nga ndërtesa sapo vërejtur se  apartamenti i njërit prej fqinjëve është kapluar nga flakët dhe tymi është shpërndarë nëpër të gjithë objektin. Flakët më pas janë përhapur edhe apartamentin përballë të parit.

Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur 11 makina të zjarrfikësve, policia dhe ndihma e shpejtë, falë të cilëve u shmang një tragjedi. Ndërsa, ndërtesa ishte rrethuar edhe nga të afërm të shqetësuar të personave që kishin ngecur në apartamentet tymi nga djegia e të cilave vërehej që larg.Komandanti i i Brigadës së Zjarrfikësve, Vladimir Simonovski, porositi qytetarët që në raste të tilla t?u lënë hapësirë të bëjnë punën e tyre.

Sipas Simonovskit me aq sa ka arritur të vërej , zjarri me shumë gjasa ka filluar nga kuzhina, por ende nuk dihet me saktësi shkaktari. Brigada e zjarrfikësve ka qëndruar deri vonë  në ndërtesën në Kisella Vodë për të garantuar maksimalisht sigurinë e banorëve, disa prej të cilëve tentuan të kthehen në apartamentet e tyre pak pasi u shuan zjarri.Të dëmtuarit mund të kërkojë ndihmë nga Komuna e cila sipas kryetarit,  Filip Temelkovski, posedon fond të veçantë për fatkeqësi të tilla.
Recommended