RTV Ora - Fier, luleshtrydhet pa treg

  • 5 years ago
#rtvora

Për shkak të mungesës së tregut për shitje, kultivuesit e luleshtrydheve në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull kanë vendosur ta hedhin prodhimin në tokë.

Fermeri Nebi Ferra tregon se një sasi e konsiderueshme e prodhimit ka shkuar dëm pasi është bllokuar shitja, por edhe çmimi i tyre është tepër i ulët.

Fermeri tregon se u ka munguar përkrahja nga shteti dhe nëse nuk merren masa për të pasur një treg të sigurt atëherë banorët e kësaj zonë do të vazhdojnë ti hedhin prodhimet.

Por Nebi Ferra edhe një mesazh për të gjitha ata konsumatorë të cilët mendojnë se prodhimet e kësaj zone janë me hormone.

Zona e Frakullës në Bashkinë e Fierit është e njohur tashmë për kulturën e luleshtrydhes dhe ka numrin më të lartë të fermerëve që merren me kultivimin e saj, por pjesa më e madhe e tyre vazhdojnë të ankohen se kostoja e lartë e shpenzimit nuk e justifikojnë fitimin që ata marrin.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fier-luleshtrydhet-pa-treg

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended