Pa Gjurme- Humb ne stacionin e trenit, pronari grek tregon të vërtetën./ Misteri e di kushëriri...

  • 5 years ago
Pjesa e Pare Emisionit Pa Gjurme DT 6 qershor
Florini është vëllai i dy motrave dhe një vëllai tjetër. Ishte ende një djalë shumë i ri kur ëndërronte të kalonte kufirin shqiptar. Me të mbaruar shkollën 8-vjecare vendos që sëbashku me disa shokë të iki nga Kapshtica me destinacion Greqinë. Mundën që afro 3 muaj të punonin atje në punët në bujqësi, por me ti kapur policia ata kthehen në Shqipëri.
Florini si një djalë I shkathët që ishte nuk hoqi dorë. Ai vendos të emigrojë përsëri kësaj here ai qëndron në Kallamata. Përsëri kapet nga policia dhe kthimi në Shqipëri nuk ia ktheu ëndrrat Florinit, ai vijoi të kishte të njëjtin qëllim, atë të jetës jashtë Shqipërisë. Hera e tretë e largimit të tij bashkë me dy kushërinjtë Vlash e Pjeter Gjergji, ishte rruga nga mali. Ata u nisën herët në mëngjes. Me të mbërritur në kufi jepet alarmi! Vlashi dhe Florini shpëtojnë ndërsa Pjetri kapet nga policia. Florini e Vlashi gjetën një pronar dhe filluan punë në bujqësi . Qëndrojnë rreth 3 muaj e më pas lajmerojne pronarin në orën 03:00 të mëngjesit se duhej të iknin në Shqipëri për 10 ditë, dhe më pas do të vinin sërish në Greqi. Të dy ishin prezantuar si vëllezër, ndërsa pronari i jep paratë Vlashit më i madhi. Nisen të dy për në terminalin e autobuzave, drejt kthimit për në shtëpi, por Florini kishte menduar dicka tjetër. Pasi mbërrijnë Vlashi pret biletën por Florini nuk dontë kthehej. I thotë se do të qëndronte dhe sa hap e mbyll sytë iu zhduk pas shpine. Që nga ai moment i fundit asgjë nuk u mësua më për fatin e Florin Gjinit, i cili sot është një 46 vjecar. Pikpyetje të mëdha për zhdukjen e tij në këtë mënyrë kur të dy kushërinjtë kishin vendosur të ktheheshin bashkë. Ku u zhduk atë ditë Florini???

Recommended