Pas Ledian Memushajt, largohet edhe Eros Grezda - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Objektivi 6 pike ne 2 ndeshjet e radhës por vazhdon dilema nëse do te shpaloset ne fushe ideja e teknikut Reja për një skeme me dy sulmues ne këto dy ndeshje.Nga Frankfurti ku po bëhen përgatitjet e fundit për ndeshjen me Islandën, radha për te treguar impresionet e trajnerit te ri dhe modulet e lojës iu takoi Frederik Veselit dhe Bekim Balaj.Për mbrojtësin e Empolit është ende herët për te gjykuar punën e trajnerit por besimi është i madh se edhe rezultati pozitiv do te vije për kombëtaren duke pare se kundërshtari nuk është ne nivelin e dikurshëm.Frederik Veseli: ?Nëse nuk do të ketë ndryshime nuk ishte ndërruar trajneri në Kombëtare, por është herët të gjykoj punën e trajnerit edhe pse nuk jam tip që gjykoj. Me 6 pikë jemi të kënaqur, por në futboll nuk fiton gjithmonë. Duhet të përqendrohemi ndeshjen e parë dhe të bëjmë paraqitje pozitive dhe pastaj të shohim. Kam besim se rezultati do të vijë. Qëllimi është të fitojmë?.Ndërkohë sulmuesi shkodran ka beret e ditur se e rëndësishme për kuqezinjtë është qe te jene te përgatitur për çdo lloj skeme.Bekim Balaj: ?Të them të drejtën misteri e ka hedhur si opsion edhe modulin 3-5-2, por nuk është i vetmi pasi po sheh opsione dhe lojtarë të ndryshëm. Ai po bën provat e veta. E rëndësishme për ne është që të jemi gati për çdo lloj skeme dhe duke dhënë më të mirën tonë çdo rezultat është i mundshëm?.Gjithsesi mundesha për te realizuar këtë skeme tashme pakësohet gjithmonë dhe me shume.Pas lajmit te largimit te Ledian Memushaj, edhe Eros Grezda ka lënë grumbullimin e kombëtares.Vete gjakovari, një lojtar i shpejte dhe shume driblues ka dhënë një shpjegim ne rrjetet sociale se ka një problem ne aduktore, dëmtim qe rrezikon shume nëse vazhdonte stërvitjen .
Recommended