RTV Ora - Tërmeti në Korçë, Ministria e Mbrojtjes bën vlerësimin e dëmit

  • 5 years ago
#rtvora
Një natë e gjatë dhe e vështirë ishte ajo e mbrëmshmja për banorët në zonat e prekura nga tërmeti 5,3 ballë të shkallës rihter i së shtunës.

Më shumë se 230 njerëz e gëdhinë jashtë ose në çadrat e ushtrisë.

160 në Floq, 40 në Vidove dhe 30 ne Qafzes.

Ministria e Mbrojtjes tha se atyre u është siguruar ushqim , ujë dhe shërbim shëndetësor.

Pas frikës së momentit për shkak të lëkundjeve sizmike që vijojnë, shqetësimi i banorëve është për momentin.

Ata thonë se nuk mund të kthehen në shtëpitë e dëmtuara, ndaj tashmë kërkojnë ndihmën e shtetit për rinisur jetën të sigurtë me një çati mbi kokë.

Banorë: Unë kam frikë të hyj atje. Sido që të jetë unë kam një kuzhinë me llamarinë dhe do jetoj atje.

Në çadër, por këtu jam i sigurtë. Jemi dy persona të evakuuar, burrë dhe grua.

Mes tyre ka fëmijë, gra shtatzana dhe të moshuar. Ata tregojnë tmerrin që përjetuan mëngjesin e së shtunës.

Banor: Jam kthyer mbrapa se kisha fëmijët në gjum dhe pash gjendjen se si ishte. Shtëpia është e vjetër dhe para frikë ndonjë dëm të rëndë.

Petro Koçi: Janë dëme të konsiderueshme që duan patjetër solidaritetin e shtetit, institucioneve për ta risjellë situatën në gjendjen e mëparshme.

Emergjencat civile në raportin paraprake flasin për 184 banesa të dëmtuara, 60 % nga të cilat thuhet se janë të pabanueshme.

Për pasojë të lëkundjeve u dëmtuan edhe 8 kabina elektrike, nga të cilat raportohet se 7 janë riparuar, ndërsa për një tjetër po punohet.

Të paktën katër persona mbetën të plagosur pas tërmetit dhe pas ndihmës së parë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/termeti-ne-korce-ministria-e-mbrojtjes-ben-vleresimin-e-demit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended