Gjuzi: Sekretari i Përgjithshëm i PD-së mbështetës i LGBTI-së, Thaçi të shkojë në Hagë

  • 5 years ago
Mes akuzave të shumta në drejtim të Partisë Demokratike, ku deri pak muaj më parë ishte në aleancë, kryetari i Konservatorëve, Kujtim Gjuzi kritikoi edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin. "Sekretari i përgjithshëm i PD-së është mbështetës i LGBTI-së, i bie me i shpërbërë të gjitha, familjen dhe gjithçka tjetër".

Por cfarë do të bëjë Kujtim Gjuzi pasi të largohet nga parlamenti? "Unë mendoj që dy vitet e mia janë të vrullshme dhe parlamenti m'i ka siguruar të gjitha, pasi kaloj te mosha ime 62. Tani kërkoj vetëm që të mos përplasmi" tha ai. Në fund Gjuzi kishte një mesazh për Presidentin e Kosovës "Thaçi duhet të shkojë në Hagë si Haradinaj".

Recommended