RTV Ora - Ushqime me pesticide dhe të skaduara, 124 denoncime nga konsumatorët

  • 5 years ago
#rtvora

124 denoncime janë depozituar pranë Qendrës së Mbrojtjes së Konsumatorëve përgjatë 5 muajve të parë të këtij viti. Shqetësimet e qytetarëve lidhen kryesisht me pesticidet e përdoruara në perime apo ushqime që përdoren tej afateve të skadencës.

Hasan Stafa: Kemi një denoncim të para dy ditëve, akoma të pakonfirmuar zyrtarisht, që prodhohet sallam dhe shitet 2400 lekë një kg. Duhet ndaluar, ushtruar kontroll dhe të bëhet ndalimi i aktivitetit. Minimalisht një produkt shtazor apo nënprodukt shtazor kurrë nuk mund të dalë me këtë kosto.

Kryetari Hasan Stafa thotë se janë vendosur 14 gjoba, ndërsa 2 kompani për shkak të abuzimeve janë kallëzuar në prokurori.

Hasan Stafa: Vajin e palmës që e importon një firmë serioze nga Ukraina, të spekulosh në atë farë mënyrë konsumatori kurrë nuk mund të jetë i qetë dhe kurrë nuk mund të jetë i sigurt. Një pjesë e tregut formal apo informale nuk i ruajnë në kushtet e domosdoshme sepse çdo produkt ka disa kushte ruajtje. Duhen vende të përshtatshme, nuk duhen në diell, afër rrugës kryesore.

Denoncimet më të shumta kanë ardhur nga Tirana, Berati, Lushnja dhe Fieri.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ushqime-me-pesticide-dhe-te-skaduara-124-denoncime-nga-konsumatoret

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended