Policia hedh uje drejt protestuesve

  • 5 years ago
Forcat e policisë hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit, një pjesë e të cilëve ishin futur në hyrjen kryesore të Parlamentit dhe kishin ndezur disa flakadanë. Me anë të megafonit, një përfaqësues i Policisë së Shtetit i bën thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos kryejnë akte dhune. Edhe përfaqësuesi i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u kërkoi protestuesve që të mos hedhin flakadanë drejt uniformave blu.
Megjithatë, situata u qetësua brenda pak minutave, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha u tërhoq duke shkuar drejt selisë blu.

Recommended